E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Koalicioni “PAN”: Ngërçi zgjidhet në 7 shtator

Koalicioni PDK-AAK-Nisma me kandidat për kryeministër Ramush Haradinajn, ka premtuar se konstiutimi i kuvendit dhe ngërçi politik në institucionet e Kosovës do të marrë fund më 7 shtator. Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare, mediat në Kosovë shkruajnë se ne kete date do të zgjidhet kryetari i kuvendit Kadri Veseli dhe nënkryetarët. Pavarësisht se blloku PDK-AAK-Nisma është i vendosur se kuvendi do të konstituohet së shpejti, përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe LDK-së, theksojnë se nuk do ta votojnë Kadri Veselin per kryetar kuvendi. Megjithatë, në sekretarinë e parlamentit nuk ka mbërritur ende asnjë kërkesë per vazhdimin e seancës konstituive nga kryesuesi Adem Mikullovci.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë