Subscribe

Partitë politike në Kosovë vazhdojnë të mbajnë qëndrime të kundërta. Për pasoje, takimi konsultativ i mbajtur kete te mërkurë, nuk ka prodhuar rezultat konkret për të zgjidhur situatën e krijuar rreth konstituimit të institucioneve. Koalicioni PDK-AAK-NISMA ka deklaruar se nuk do të jete ne sallën e parlamentit me arsyetimin se seanca nuk është thirrur në mënyrë të rregullt.

 

PAN ka propozuar gjithashtu,që javën tjetër te zhvillohen serish bisedime dhe më pas të vendoset qe seanca te mbahet ne 17 ose 18 gusht. Por deputeti më i vjetër në moshë Adem Mikullovci ka thënë se nuk do të ketë shtyrje.

 

I nominuari per kryeministër i koalicionit te drejtuar nga LDK, Avdullah Hoti, është shprehur se PAN-i duhet të paraqesë kandidatin ne seance ose ne te kundërt te pranoje qe s’ka numrat. Ashtu siç kishte paralajmëruar, Vetëvendosja nuk ishte prezente ne bisedimet mes subjekteve politike. Nga ky subjekt deklarojnë se kërkesa për shtyrjen e seancës është në funksion të synimeve të PAN-it, për të blerë kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *