E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 59 minuta më parë
Video · Kosova

Koalicion LDK-Vetëvendosje?

Lëvizja “Vetëvendosje” nuk është përfshirë në koalicion me asnjë forcë politike në Kosovë, por kryetari i LDK, Isa Mustafa nuk përjashton mundësinë qe të këtë një bashkëpunim paszgjedhor mes tyre.

 

“Proceset pas zgjedhjeve mbeten të hapura dhe ne mbesim të hapur për të biseduar me Vetëvendosjen.”

 

Reklamë

Mustafa theksoi se Avdullah Hoti do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës dhe se për kandidaturën e tij nuk ka diskutime me partinë AKR të Behgjet Pacollit.

 

Ndërsa, kreu i AAK, Haradinaj, qe u zyrtarizua si kandidat i koalicionit PDK – AAK, NISMA, per kryeministër, deklaroi në Jabllanicë se do të punojë për të shpërblyer besimin e partnerëve politike. Lëvizja Vetëvendosje ndërkaq ende nuk ka zyrtarizuar një kandidat për postin e kreut te qeverise.

 

Më shumë video

Reklamë