E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

KMSH liron nga detyra myftiun Ylli Gurra, ja kush e zëvendëson

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka liruar nga detyra Myftiun e Tiranës, Ylli Gurrën, i cili do të zëvendësohet nga Lauren Luli.

 

Në një takim që kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu e ka liruar nga detyra e myftiut dhe e ka emëruar , Gurrën postin e këshilltarit të Kryetarit të KMSH.

 

Reklamë

Sipas njoftimit të KMSH-së myftiu i ri i Tiranës, Lauren Luli është teolog. Ai ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Islame në Bursa të Turqisë dhe më pas masterin shkencor në Shkencat e Hadithit në KU Bedër, Tiranë. Ai ka ushtruar detyrën e tij si imam dhe myfti si dhe prej dy vitesh mbante postin e nënkryetarit të KMSH-së.

 

Imamët e Myftinisë së Tiranës mirëpritën emërimin e z. Luli në këtë detyrë si edhe shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe çuar përpara shërbimin fetar në kryeqytetin e vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë