E premte, 18 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 orë më parë
Kronikë

KLSH letër Veliajt: Pezullo prishjen e Teatrit Kombëtar

Ilustrim · Vizion Plus

KLSH i rekomandon Bashkisë së Tiranës që të pezulloje vendimin për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në shkresën derguar bashkisë, KLSH kërkon që të pritet vendimi I Gjykatës Kushtetuese mbi padinë që ka depozituar aty, Presidenti Meta kundër një ligji special që I hap rrugë prishjes së objektit.

 “Gjykata Kushtetuse ka vendosur që të marrë në shqyrtim paraprak kërkesën e presidentit të Republikës për të shfuqizuar ligjin special që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të kullave në pronën publike dhe mbi këtë bazë u ka kërkuar Kuvendit, Këshillit të Ministrave Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës të japin argumetet mbi hartimin dhe miratimin e këtij ligji special.

KLSH paralajmëron se nëse vendimi I Kushtetueses do të jetë pro padisë së Presidentit Meta dhe nëse godina në këtë periudhë do të jetë prishur, atëhere e gjitha fatura financiare dhe dëmi I shkaktuar do ti llogaritet bashkisë së Tiranës.

Për këtë arsye Kontrolli I Lartë I Shtetit I rekomandon Veliajt që të pezullojë veprimet mbi prishjen e Teatrur Kombëtare derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh