Kontrolli i Larte i Shtetit ka kallëzuar ne prokurori ish-kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Gentian Kerri dhe dy ish-anëtarë të këtij institucioni për shpërdorim detyre dhe dëm ekonomik në vlerën e 248 milionë lekëve.

 

Sipas hetimit administrativ të KLSH ka rezultuar se Kerri në bashkëpunim me dy ish-vartësit e tij ka shpallur fitues në një prokurorim publik firmën e skualifikuar më parë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave.

 

Gjithashtu, referuar gjetjeve të auditimit rezulton që KPP ka vendosur që të kualifikojë dhe shpallë si fitues operatorin ekonomik me ofertën më të lartë ndërkohë që asnjëri prej operatorëve ekonomikë nuk plotësonte kriteret kualifikuese sqaron KLSH-ja. Tenderat të cilat KPP ka shpallur fitues padrejtësisht lidhen me blerje barnash gjaku  për nevoja spitalore, blerje pese copë furgon të blinduar si dhe tenderin për mirëmbajtjen e rrugës Tiranë-Ndroq-Romanat si dhe Plepa Ura e Farkës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *