Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 August 2026
Vizion fokus

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon për shkarkimin...

Takimi i Ramës me të deleguarit për Tiranën dhe...

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve: Gjoba deri...

Venezuela dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje historike për naftën, Trump:...

Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori shqiptar do...

Viktima nga sulmet në Ukrainë, Rusia godet më dronë...

Niko Peleshi mbledh deputetët e Korçës, kërkon më shumë...

Papa Leo XIV surprizon botën e modës, “Vanity Fair”...

“Po bëhet një kalë i ngordhur”, Berisha komenton shkarkimin...

KLSH çon në Prokurori Hekurudhën e Durrësit

10 Shtator 18:09

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje të panumërta në Hekurudhën e Durrësit. Kjo është arsyeja që ai ka depozituar indicie për ndjekje penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, sipas shkeljeve të Konstatuara nga auditimi i kryer në Shoqërinë “Hekurudha Shqiptare” SHA Durrës.

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit në zbatim të programit të auditimit nr.1313/1, datë 03.01.2018, ka audituar Shoqërinë “Hekurudha Shqiptare” SHA Durrës për periudhën 01/11/2014 deri në 31/12/2017.

 

Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH me shkresën nr. 1313/10 datë 18.06.2018 i ka përcjellë HSH gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet përfundimtare të Vendimin nr. 50, datë 17.06.2018 të Kryetarit, si dhe ka dërguar indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprimet dhe mosveprimet e punonjësve dhe ish-punonjësve të Shoqërisë “Hekurudha Shqiptare” SHA.

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një auditim në Drejtorinë e Hekurudhave në Durrës nga ku u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH i ka përcjellë Hekurudhës Shqiptare gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet përfundimtare.

 

Ja shkeljet e konstatuara:

-Nga Shoqëria “Hekurudha Shqiptare” SHA, nuk janë zbatuar plotësisht procedurat ligjore për përdorimin e subvencionit të akorduar për transportin e udhëtarëve për periudhën objekt auditimi, duke ndryshuar destinacionin e këtij subvencioni në vlerën 1,230,000,000 lekë e cila përbën shkelje të disiplinës buxhetore dhe shpenzime jo në përputhje me ligjin po në të njëjtën vlerë.

Konkretisht i gjithë subvencioni është përdorur për mbulimin e fondit të pagave dhe sigurimet shoqërore për shoqërinë Hekurudha Shqiptare, duke ndryshuar në këtë mënyrë destinacionin e këtij shpenzimi të dhënë nga buxheti i shtetit, në kundërshtim me Ligjin nr. 9374, datë 21.02.2005 “Për ndihmën shtetërore”, Ligjin nr. 185/2013, datë 02.12.2013 “Për buxhetin e vitit 2014”, Ligjin nr. 119/2012, datë 17.12.2012 “Për buxhetin e vitit 2013”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 817, datë 28.12.2005 “Për miratimin e rregullores “Për procedurat dhe formën e njoftimit”, Vendimin e Komisionit të Ndihmës Shtetërore nr. 8, datë 02.02.2007 i ndryshuar me Vendimin nr. 15, datë 15.03.2007.

-Nga auditimi mbi zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi në zbatimin e strukturës organizative, në marrëdhëniet e punës dhe në dhënien e pagave dhe shpërblimeve është konstatuar se punonjësit e larguar nga puna kanë hapur procese gjyqësore ligjore për të cilat janë marrë 18 vendime të formës së prerë në vitet 2015-2017, me vlerë të efektit negativ financiar në shumën 11,481,144 lekë, nga të cilët 12 nga këto vendimi janë në proces.

– Shoqëria nuk ka paguar këstet kredisë italiane, në kundërshtim me standardin kombëtar të kontabilitetit nr. 3, të përmirësuar, Instrumentet financiare, pika 14, duke sjellë rritje të riskut për mosparaqitjen e saktë të pasqyrave financiare. Vlera 1,746,915 Euro e paguar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë përbën efekt negativ fianciar për Buxhetin e Shtetit.

-Ish drejtues të shoqërisë kanë likuiduar fatura për shërbim me roje private, të cilat nuk janë firmosur nga blerësi, nuk është përcaktuar vendi i kryerjes së shërbimit, nuk janë shoqëruar me procesverbalet e kryerjes së shërbimit dhe nuk është përcaktuar vendi i realizimit, me pasojë dëm ekonomik me vlerë 14,223,134 lekë.

– Kontrata e furnizimit “Blerje traversa druri, për vitin 2016”, nuk është përfunduar në afatin e përcaktuar në kontratë, megjithatë nga ana e Shoqërisë nuk janë aplikuar penalitetet e përcaktuara që për këtë rast janë me vlerë 4,209,874 lekë. Janë konstatuar mangësi në zbatimin e tre kontratave të punimeve civile dhe furnizimit për tre raste me vlerë 3,530,714 lekë.

– Në dy procedura prokurimi, fondi limit është përllogaritur më i lartë se ai real, në kundërshtim me Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, neni 1, pika 2. b, duke shkaktuar dëm ekonomik me vlerë 4,127,040 lekë dhe 3,611,600 lekë.

Duke i konsideruar çështjet/veprimet e përmendura më sipër, si dhe çështje/probleme të tjera të trajtuara në Raportin Përfundimtar të Auditimit dhe Vendimin e Kryetarit të KLSH nr. 50, datë 17.06.2018, si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas Ligjit nr.7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bazuar në nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenit 15, gërma “gj” të Ligjit nr.154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, është dërguar për indicie penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës Raporti Përfundimtar i Auditimit të dhe Vendimi i Kryetarit të KLSH nr. 50, datë 17.06.2018 .

Posted Under:
Vendi
Tagged:
Hekurudha KLSH Shkelje

Nga e njëjta kategori

Krujë/ Zjarr në fshatin Kroj i Madh, era dhe terreni i vështirë favorizojnë përhapjen e flakëve

më shumë...

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve: Gjoba deri në 200 mijë lekë për qytetarët që hedhin mbeturina nga automjetet

më shumë...

Ekonomiku kryeson preferencat, mbështetje financiare për programet prioritare

më shumë...

Niko Peleshi mbledh deputetët e Korçës, kërkon më shumë angazhim në terren dhe reagim për problematikat e qarkut

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:11

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

5:32

Krujë/ Zjarr në fshatin Kroj i Madh,...

5:11

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon...

5:06

Takimi i Ramës me të deleguarit për...

4:57

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve:...

4:46

Venezuela dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje historike për...

4:13

Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori...

3:42

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

3:18

Ekonomiku kryeson preferencat, mbështetje financiare për programet...

3:06

Kurti takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Serbinë...

2:46

Viktima nga sulmet në Ukrainë, Rusia godet...

2:25

Niko Peleshi mbledh deputetët e Korçës, kërkon...

2:11

Ndezi zjarr në fshatin Tërbaç, por flakët...

2:09

Papa Leo XIV surprizon botën e modës,...

Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku
1:37

Burg për Uljan Shpatarakun, ish-zyrtarit të policisë...

1:21

“Po bëhet një kalë i ngordhur”, Berisha...

Foto ilustruese
12:54

Kontrolle në Pukë dhe Fushë-Arrëz për drogë,...

12:44

Operacioni në Korçë, kush është personi me...

12:35

“Rama po mbron Agasin”, Berisha: Kryeministri ka...

12:23

Droni rus godet një depo eksplozivësh pranë...

Më të klikuarat

  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.