E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

KLP shtyn mbledhjen për kryeprokurorin

Mbledhja e radhës e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku do të vendosej mënyra e pikëzimit të kandidatëve për kryeprokuror të përgjithshëm, u shty pasi disa nga anëtarët kërkuan më shumë kohë.

 

Në garë për postin e numrit 1 të akuzës janë prokuroja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku, Olsian Çela dhe Fajtona Memçaj.

 

Reklamë

Nën kryetari i këshillit tha se kandidatët do të renditen në bazë të 3 kritereve.

 

Lista rendore sipas pikëve parashikohet ti shkoi parlamentit brenda tetorit dhe në rast se kryeprokurori nuk merr 94 vota brenda 30 ditëve zgjidhet automatikisht kandidati i renditur i pari nga KLP.

 

Ndërkohë të premten prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku ka thirrur asamblenë e përgjithshme ku do te votohet anëtari i ri i KLP-së pas shkarkimit në Kolegjin e Posaçëm Te apelimit të Gentian Osmanit.

Më shumë video

Reklamë