E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 34 minuta më parë
Vendi

KLP shtyn afatin për ngritjen e SPAK, plotësohet lista e 15 kandidatëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shtyrë deri më datë 21 shkurt afatin e aplikimeve për SPAK.

 

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, KLP vendosi shtyrjen e afatit të aplikimeve me 10 vota pro dhe 1 kundër.

 

Reklamë

Kundër, votoi nënkryetari i KLP, Alfred Balla.

 

Por krahas këtij vendimi, sot shprehën dëshirën për të qenë pjesë e SPAK edhe dy prokurorë të tjerë duke plotësuar kështu listën me 15 kandidatë. Dy prokuroret jane Dorina Bejko dhe Vate Staka.

 

Por pavarësisht kësaj, KLP u ka bërë thirrje të gjithë prokurorëve që të shfrytëzojnë këtë hapësirë dy javore dhe aplikojnë për të qenë pjesë e SPAK.

Vazhdo të lexosh

Reklamë