E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

KLP lehtëson procedurat për kandidatët e SPAK, 15 vende të lira

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi këtë të hënë mbledhjen e radhës ku diskutoi mbi plotësimin e pozicioneve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit.

 

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi deklaroi se këshilli vendosi që të bënte lehtësi në lidhje me kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.

 

Reklamë

Ibrahimi teksa pohoi se deri më tani kanë aplikuar për të qenë pjesë e SPAK vetëm dy kandidatë, u bëri thirrje prokurorëve që të aplikojnë pasi, sipas tij, ky shans vjen njëherë në jetë.

 

“U çelën procedurat për plotësimin e 15 vendeve vakante për SPAK, deri tani kemi dy kandidime. Këshilli vendosi që të bënte një lehtësim të dokumentacionit, përmes një emaili që u është dërguar të gjithë prokurorëve. U bëj thirrje të gjithë prokurorëve që mos e humbni këtë mundësi që u vjen njëherë në jetë”

Vazhdo të lexosh

Reklamë