Subscribe

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mlodhi këtë të premte seancën plenare për kërkesën e grupeve parlamentare të opozitës për shkarkimin e prokurores së përgjithshme Arta Marku.

Largimi i saj u kërkua dy javë më parë për çështjen e Bujar Sheshit, ky i fundit antar i KLP-së.

Më 29 janar Kreu i Grupit Parlamentar të PD Edmond Spaho dhe ai I LSI, Petrit Vasili paditën në prokurorinë e Tiranës  kryeprokuroren Arta Marku, për veprën penale te “shpërdorimit të detyrës”.

 

Sipas opozitës Arta Marku nuk ka pritur verifikimin e Bujar Sheshit, i cili akuzohet se ka qenë i rekrutuar nga strukturat e ish-sigurimit të shtetit para viteve 90.

 

Sipas ligjit, personat qe para 2 korrikut 1991 kane qene anetar te ish sigurimit, bashkepunetor apo te favorizuar te tij, nuk mund te behen sot anetare te keshillit te larte te prokurorise.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *