E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Intervistë · Vendi

Klotilda Ferhati: PD, propagandë me platformën antimafia

Klotilda Ferhati e konsideron një propagadë platformen antimafia që ka paraqitur së fundmi PD.

Deputetja e PS e ftuar në emisionin e mengjesit “7 pa pesë” në Vizion Plus tha se sot nëse behet një bilanc I luftës ndaj krimit, duhet thene që kjo qeveri ka sekuestruar 5 herë më shumë të ardhura nga asetet kriminale në raport me atë që bëri Partia Demokratike kur ishte në pushtet.

 

Ne e kemi një platforëm antimafia. Ne e kemi platformën për luftën ndaj korrupsionit. Dhe këto gjëra janë të përcaktuara edhe në ligjin e reformës në drejtësi, por ajo që bën PD është propagandë. Por në qoftëse duhet të ketë një gjë të mirë kjo nismë është që ne të shikojmë njëherë ato ligje që ne kemi.Ne kemi një mandat qeverisës. Dhe programi ynë është në platformat tona dhe tek reforma në drejtësi. Pra ligji antimafia që ne e kemi dhe tek SPAK dhe BKH. Muund të themi që kemi një hendek shumë të madh mes ish qeverisjes dhe kësaj mazhorance pasi sot kemi 5 herë më shumë të ardhura të sekuestruar nga organizatat kriminale sesa PD kishte mbledhur në katër vite.

Reklamë

 

Deputetja e PS, Ferhati foli edhe për Këshillin e Legjislacionit tha se kërkesa e PD për ndryshimin e kushtetutës ka nevojë për konsultim, ka nevojë për mendimin e publikut

 

“Kjo nuk është shmangie pasi kjo procedurë është parë në rregulloren e Kuvendit. Ne ju drejtuam Komisionit të Venecias pasi ai është një organ i pavarur që ka dhënë mendime për shumë çështje të rëndësishme në vend.

 

Ferhati shtoi se 90% e punës për ngritjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë, KLGJ dhe KLP ka përfunduar dhe ato do të ngrihen shumë shpejt.

 

Duke qëndruar tek akuzat e ditës, përdhunimi i një vajze në Fushe Kruje, dhe akuzat e një oficeri policie se zyrtare të PS-së kanë ndërhyre për të mbyllur këtë cështje, Klotilda Ferhati e konsideroi intervisten e dhënë  nga Emiljano Nuhu, një gjë të turpshme dhe se përgjegjësit në këtë cështje mjaft të ndjeshme duhet të shkojnë para gjykatës.

 

 

 

 

Më shumë intervista

Reklamë