Subscribe

Ministri i turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi tha nga Durrësi se gjate 2018-es, Shqipëria priti numrin më të madh të turisteve. Shifrat në rritje, sipas tij, shtojnë përgjegjësitë për shërbime cilësore në ketë sektor jetik. Klosi pranoi problemet me shërbimin dhe higjienën, por premtoi se këtë sezon situata do të jetë më premtuese.

 

 Është shumë mirë që ne i themi të gjitha gjërat ashtu siç duhet, haptazi, por që kuptojmë që rritja është me 18% nga viti i kaluar, është një rritje përkon me rritjen e numrit të vizitorëve dhe turistëve që vijnë në vendin tonë. Në vitin 2018, në Shqipëri kanë shkelur 6 milionë pasaporta të huaja pra janë 6 milionë vizitorë të huaj gjatë gjithë vitit dhe ku numri 13 mijë i gjithë vizitorëve të ardhur. por ky numër tregon edhe tendencën, nga 13 mijë shkojmë në 18 mijë.

 

Turizmi mund te zhvillohet vetëm nëse respektohen kontratat me vendet konkurrente.

 

“Konkurrentët vëzhgojnë, analizojnë njëri-tjetrin, luftojnë për tregjet e reja, kërkojnë partneritet me më të mirët. Prandaj, ne duhet ta kuptojmë që nëse duam të futemi si destinacion global, si konkurrent me Kroacinë, Greqinë, me Maltën, Qipron, vendet përreth, duhet të bëjmë gjërat sipas kontratës.

 

Gjata takimit me operatoret turistike ne Durrës, u prezantuan edhe gjetjet e një studimi të hollësishëm që është bërë për tregun vendas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *