E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Klosi: T’i zhdukim qeset plastike

Nga data 1 qershor i vitit 2020 shqipëria do të jetë vendi I parë europian pa qese plastike. Kësaj deklarate ministri Blendi Klosi I qëndron I prerë duke theksuar se kjo fushatë do të vazhdojë.

 

Ne duhet të bëjmë një fushatë drastike për të shënuar 1 qershorin e vitit 2020 si ditën që ne në Shqipëri dhe e gjithë bota e feston si ditën ndërkombëtare të fëmijëve , si dita kur Shqipëria të jetë pa qese plastike, kur metoda alternative, shkencore që përdoren gjerësisht në botë, t’I japin mundësinë këtij realiteti që të jetë gjithmonë e më shumë një vend I pasur ku qesja plastike të mos ekzistojë më.

 

Reklamë

Në fjalën e tij në ditën e OKB Klosi theksoi se duhet të luftojmë të gjithë për një Shqipëri më të pastër.

 

Jemi të gjithë bashkë këtu për një Shqipëri më të pastër, një Shqipëri që duhet të trajtojnë ndryshe mbetjet urbane, për një Shqipëri që nuk mundet që në vitet 19-2020 të vazhdojë të trajtojë lumenjtë si venddepozitime ilegale të mbetjeve urbane Por përsëri atë cfarë duam të realizojmë , Shqipërinë e pastër turistike, e papastër.

Ndërkohë Klosi shtoi edhe së për të plotësuar reformat e ndërmarra padyshim duhet edhe ndihma e qytetarëve.

Më shumë video

Reklamë