Subscribe

Direktiva për të shkuar drejt standarteve europiane është Shqipëria vendi i parë europian pa qese plastike më 1 qershor 2020. Nga tryeza ku ambasadorë të BE-së, ekspertë ndërkombëtarë dhe drejtues të institucioneve shqiptare analizuan arritjet e detyrave të kapitullit 27 për mjedisin, ministri Klosi tha se ka ardhur koha për aksione konkrete për ta bërë Shqipërinë të pastër dhe për të goditur ata që ndosin më shumë.

 

“Ne kemi vendosur që direktivën tonë ta çojmë drejt reduktimit të qeseve plastike përfundimisht në Shqipëri dhe 1 qershori 2020 të shënojë Shqipërinë si vendin e parë europian pa qese plastike mbajtëse”, tha ministri Klosi.

 

Thirrja për veprim konkret është vetëm një prej 3 pikave të reformës së ndërmarrë nga ministria e Mjedisit, ku përvec synimit të reduktimit përfundimtar të qeseve plastike, është edhe reformimi I inspektoritatit dhe sistemit lejeve mjedisore bashkë me përafrimin e legjislacionit europian. Për këtë të fundit ministri Klosi theksoi se është shumë I rëndësishëm që jo vetëm për përafrohet, por të implementohet në përputhje me realitetin shqiptar.

 

Ambasadori Soreca mbështeti nismën për Shqipërinë pa qese plastike, duke theksuar se tashmë është i dukshëm impakti i fushatës për mjedisin të nisur pak ditë më parë. Fushata e mjedisit duhet të vijojë të jetë në krye të agjendës pasi mjedisi është në priorietet kryesore të vendeve të Bashkimit Europian. BE ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në këtë përpjekje të madhe  për kapitullin 27 të cilin, ambasadori Soreca e cilësoi më të vështirin, më të ndërlikuarin dhe më të kushtueshmin.

Duke ritheksuar vështirësinë e detyrave të kapitullit 27 ambasadorja suedeze, Elsa Hastad vlerësoi pozitivisht përpjekjet e bëra deri tani nga Ministria e Mjedisit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *