E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Klosi: Sfida jonë është që të arrijmë 10 milionë turistë brenda një viti

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi deklaroi se po bëhen investime nga veriu në jug në lidhje me zhvillimin e turizimit.

 

Reklamë

Gjatë fjalës së tij në samitin e investimeve në turizëm, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u shpreh qeveria ka bërë një sërë ndërhyrjesh në sektorë jetikë duke e kthyer Shqipërinë në një destinacion turistik.

 

Sipas Klosit, sfida e sotme e qeverisë mbetet arritja e 10 milionë turistëve në një vit.

 

“Modeli pa model për të gëzuar fitimi të menjëhershëm është ezauruar dhe sfida jonë e sotme është 10 milionë turistë brenda një viti. Qeveria ka bërë ndërhyrje në sektorët jetikë. Sfida 10 milionë turistë jonë është puna. Sa do punojmë ne për të realizuar të 365 masat. Po investohet nga veri në jug për turizmin. Shqipëria të bëhet destinacion europian turistik. Nuk duhet të lejojmë investime pa model. Sot propozojmë modelin e  qarte me 5 pika. Kemi përcaktuar 6 destinacione nga veriu në jug. Arsyet se pse turisti i huaj duhet të zgjedhë Shqipërinë dhe jo konkurrentët tanë. Sot kemi 92 pozicione të cilat kanë shpëtuar ende si prona shtet, por ato duhet të zhvillohen”

Vazhdo të lexosh

Reklamë