Ministria e Turizmit nis zbatimin e planit te 365 masave per 365 ditet e vitit te ardhshem per nje vit me te mire turistik. Masa numer 1 do te nise me ofrimin e trajnimeve dhe aftesimin e te rinjve te “Smile Albania”, per te orjentuar guidat e ardhshme ne Shqiperi.

Zbatimin e këtij plani, ministri Klosi e filloi me të rinjtë e projektit “Smile Albania”, apo me 500 ambasadorët e turizmit shqiptar, siç i quan ndryshe ministri të rinjtë që mikpritën me buzëqeshje, informacion dhe guida turistët vendas dhe të huaj.

 

“Ne po fillojmë sot lancimin e një nga detyrave që kishim në planin e 365 masave , atë të programimit në advancë, programimit më parë në kohë të një seti me trajnime që mund t’i shndërrojë të 500 rinjtë e projektit Smile në 500 guida të ardhshme për të cilat Shqipëria ka shumë nevojë. Dhe ato cfarë ne po lançojmë sot, të tre projektet e trajnimit nëpërmjet guidave apo qoftë të kombinimit me nxitjen që me GIZ-in kemi planifikuar për të bërë dhe trajnimin e ruajtësve të plazhit ne të afrojmë një profesion të sigurtë me të ardhura të konsiderueshme për të gjithë grupin tuaj. Sot dhe kjo është një nga detyrat e 365 masave që do të ndërmarrim në kuadër të përgatitjes së sezonit të ardhshëm por që sot ne duhet të fillojmë të mendojmë që të përgatitemi për sezonin tjetër për projektin Smile”.

 

 

Sipas ministrit, sfida 10 milionë turistë nuk synon vetëm arritjen e kësaj shifre, por mbi të gjitha është sfida për të vënë në punë një mekanizëm të ri në funksion të një turizmi më cilësor.

 

 “Ne do të punojmë si institucion qendror së bashku me partnerët tanë që të krijojmë gjatë gjithë vitit një sistem trajnimesh, organizimi, përgatitjesh që kur të fillojë projekti Smile vitin e ardhshëm që unë do të doja shumë të mos ishte vetëm korrik -gusht por të ishte të paktën qershor-shtator dhe të kishim mundësinë që të kishim 500 ambasadorë të turizmit shqiptar dhe prandaj do të duhej që të shikonim me shumë vemendje këto kurse që ne po lancojmë sot që të keni mundësi të merrni më shumë aftësi mbi veten dhe kjo do t’ju bëjë juve më të vlefshëm dhe më të domosdoshëm në sfidën 10 milionë”, tha ministri Klosi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *