Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi vlerësoi të enjten, ndihmën e vazhdueshme të qeverisë kuvajtiane për vendin tonë, e cila në 25 vjet ka dhënë një kontribut të çmuar në ndihmë të shtresave në nevojë.

 

Gjatë përurimit të qendrës multifunksionale sponsorizuar nga qeveria e Kuvajtit, Ministri Klosi veçoi historinë 25- vjeçare të marrëdhënieve mes dy vendeve. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Mohammad Nasser Abdullah Al-Jabri, Ministër i Vakëfeve, Çështjeve të Kulteve dhe Ministër i Punëve Bashkiake të Kuvajtit.

 

“Sot përurojmë një nga qendrat profesionale më të mirëinvestuara në vendin tonë, që i shkon drejtpërsëdrejti njerëzve më të varfër në jubileun e 25-të miqësisë ndërmjet dy vendeve tona. Qeveria kuvajtiane në 25 vite ka dhënë një kontribut të çmuar për vendin tonë”, tha Klosi.

 

Duke nënvizuar rëndësinë e qendrës multifunksionale që u përurua sot, ministri Klosi tha se “tashmë fëmijët që vijnë nga familje të varfëra, fëmijët që nuk jetojnë me dashurinë e familjes së tyre biologjike, do të kenënjë qendër, e cila do t’i aftësoj për jetën dhe do të krijoj mundësi që nëpërmjet zanatit dhe një pune të denjë të jenë qytetarë të denjë të shoqërisë sonë”.

 

“Ky investim jo më kotë bëhet në një nga zonat e qytetit që ka më shumë nevojë për profesionistë, në ato zona të qytetit ku njerëz të ardhur nga e gjithë Shqipëria kanë dëshmuar në 25 vite se kanë ardhur për një jetë të mirë, janë të gatshëm të kontribojnë për një jetë të mirë dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë për të pasur një jetë të begatë. Prandaj të gjitha klasat dhe të gjitha kurset e këtij fondacioni do të shkojnë për njerëzit të cilët duan të punojnë, duan të ndërtojnë dhe duan të jetojnë një jetë të denjë në një shoqëri të denjë”, tha Klosi.

 

Klosi theksoi se ngritja e qendrave të tjera profesionale do të vijojë, si një mënyrë për të përgatitur të rinjtë shqiptarë jo vetëm për të qenë të zotët në tregun e punës por po ashtu të jenë të gatshëm për konkurencën e tregut europian të punës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *