E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 28 minuta më parë
Video · Sociale

Klosi premton anullimin e kontratës për pyjet në Bulqizë

Pas protestave të vazhdueshme të banorëve të Bulqizës për mbrojtjen e masivit pyjor të Malit të Bardhë, në mbështetj të tyre ishte edhe ministri i turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi.

 

Ai premtoi anullimin e kontratës. Sipas Klosit gabimet e kaluara nuk duhet të përsëriten.

 

Reklamë

Banorët i thanë ministrit Klosi se nuk do ta lejojnë firmën të vijojë punimet dhe te dëmtojë pyjet.

 

Banorët e njësisë administrative Fushë–Bulqizë, prej katër vitesh po pengojnë zbatimin e një leje për shfrytëzimin e Malit të Bardhë me pretendimin se do të shkatërrohej mjedisi.

 

 

Më shumë video

Reklamë