Subscribe

“Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe për Sarandën padyshim Butrinti shënon një nga destinacionet më të rëndësishme turistike ndaj të rinjtë e Smile në këtë aksion pastrimi kanë nisur një aksion të thellë pastrimi bashkë me punonjësit e bashkisë për të pasur një Sarandë më të pastër”, tha ministri Klosi nga kanali i Çukës, në Sarandë, gjatë një aksioni pastrimi me të rinjtë e smile albania.

 

Ai theksoi se aksione të tilla nuk mjaftojnë për të pastruar zonat turistike, por më i rëndësishëm është mesazhi për të ndërgjegjësuar qytetarët, bizneset që të kujdesen për të mbajtur pastër Sarandën dhe gjithë Shqipërinë.

 

“Megjithatë do të thoja me kënaqësi që kryetari i bashkisë në fillimin e punës ka marrë një aksion shumë të madh pastrimi për gjithë territorin e Sarandës dhe besoj që sot ajo është shumë më e pastër duke menduar që në Sarandë ka mbi 150 mijë turistë që janë cdo ditë aty dhe për fondet e bashkisë kjo është një punë shumë e madhe prandaj kontributi që japin të rinjtë e Smile dhe shumë qytetarë që i janë bashkuar aksionit të pastrimit është mëse i nevojshëm”, tha ministri Klosi.

 

Nga ana tjetër edhe kryetari i bashkisë Sarandë vlerësoi aksionin e pastrimit ndërsa kërkoi ndërgjegjësim nga qytetarët për një territor të pastër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *