E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Klosi paralajmëron: “Mos guxoni të hidhni plehra”

Pas përfundimit të aksionit për pastrimin e shtretërve të lumenjve dhe bregdetit, ministri për Mjedisin Blendi Klosi paralajmëroi masa të rrepta ndëshkimore për këdo që do të ndotë përsëri. Përkrah prefektëve Klosi tha se gjithçka u bë gjatë këtyre ditëve nuk është fundi i aksioni, por vazhdimi i një operacioni.

 

“Do jetë ligji që do garantoje një Shqipëri me te pastër. ta kenë te qartë të gjithë individë apo biznese qofshin që hedhim mbetjet industriale apo spitalore mbetje te çdo lloji ne lumenj, se kjo do jete goditja me e madhe qe do ndodhi. Pas datës 22 te gjitha institucionet ligjzbatuese janë te urdhëruara te dënojnë me masa shume te forta ligjore këdo qe hedh mbeturina përsëri ne lumenjtë e vendit”.

 

Reklamë

Klosi kërkoi që institucionet ligjzbatuese të mbajnë në mbikëqyrje situatën kudo. Ai bëri me dike se po përgatitet një plan masash me prefektët e qarqeve për të rehabilituar landifllet dhe për të reduktuar zhurmat në zonat turistike dhe se ligji do të veprojë edhe mbi këto shkelje.

 

“Inspektorati i mjedisit dhe policia të jenë në terren jo vetëm për kontrolluar zbatimin e lejes mjedisore zbatimin e ligjit dhe pa toleruar dhe mbyllur sytë ndaj çdo ndotësi të këtij realiteti”.

 

Nga 6 deri 22 prill, aksioni u përqendrua tek pastrimi i shtratit të lumenjve dhe bregdetit, ku u angazhuan mbi 20 mijë në 155 segmenteve lumore dhe bregdeteve.

Më shumë video

Reklamë