E enjte, 8 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Klosi paralajmëron bizneset: Deri në 1 qershor vendosni depuratorët e ujërave të zeza

Deri në datën 1 qershor të gjitha subjektet që shkarkojnë ujërat e zeza apo të ndotura në lumenjtë dhe dete duhet të kenë vendosur impiantet e pastrimit. Pas kësaj date asnjë biznes i madh apo i vogël nuk do të lejohet të ushtrojë aktivitetin.

 

Reklamë

Ministri Blendi Klosi theksoi se mbrojtja e mjedisit dhe e jetës së njerëzve është e panegociueshme. Ai ftoi subjektet që të shikojnë nga afër modelin e impiantit në Fier dhe të gjejnë zgjidhjet për të trajtuar ujërat që përdorin.

 

Pasi pa nga afër investimin e realizuar dhe procesin e filtrimit të ujit, ministri tha se vendosja e pajisjeve i jep zgjidhje ndotjes se lumenjve.

Më shumë video

Reklamë