Nga Krasta ku mijëra vullnetarë e qytetarë, dhe institucione lokale filluan pastrimin asaj që njihet si mushkëria e qytetit, ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi lançoi nisjen e operacionit të pastrimit në të gjithë vendin. Operacioni gjatë muajit nëntor e deri në fillim të sezonit të ardhshëm turistik. Të pranishëm në aksion kryetari i bashkisë Elbasan, prefekti i qarkut dhe deputeti i zonës, Taulant Balla.

 

Qëlilmi i këtij operacioni është pastrimi i territorit duke përfshirë jo vetëm institucionet që e kanë për detyrë por edhe qytetarët për të vazhduar të gjithë së bashku edhe fushatën për eliminimin e qeseve plastike që bëjnë pis vendin. “Natyra është gjëja më e mirë që ne kemi dhe për këtë operacioni ynë “Qesja e fundit” do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë për të pasur mundësinë që të eliminojmë njëherë e mirë papastërtinë nga gjithë territori i vendit tonë”- tha ministri Klosi duke paralajmëuar goditje shumë më të fortë ndaj atyre që bëjnë pis dhe dëmtojnë mjedisin.

 

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja theksoi se pas Krastës aksioni i pastrimit do të vijojë edhe  në qytet e lagje për të pasur një Elbasan të pastër turistik. Bashkia gjithashtu do të vijojë me rivitalizimin e Krastës dhe bregut të Shkumbinit. Prefekti Maksim Malaj u shpreh se aksioni do të shtrihet në të gjithë qarkun në bazë të një plani që kryetarët e bashkive kanë përgatitur tashmë për të mbajtur pastër territorin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *