Subscribe

Muzika e lartë gjatë sezonit veror në Sarandë ishte një nga shqetësimet e ngritura nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në takimin e zhvilluar me operatorët turistik të kësaj zone bregdetare.

Klosi tha se duhet të merren masa me qëllim respektimin e fashave orare të vendosura nga komiteti i ekspertëve.

 

BLENDI KLOSI – MINISTER I TURIZMIT DHE MJEDISIT

Saranda e ka formuar një profil të sajën që s’mund të jetë profili I një diskoteke të hapur, duhet të jetë profili I një qyteti mikpritës, miqësor, familjar, turizëm i plotë, turizëm 12 muajt e vitit, një turizëm që nuk pranon vetëm muzikë. Këshilli Bashkiak duhet të marrë vendimin për fashat dhe zonat se ku nuk lejohet muzika dhe të gjithë bizneset ta kenë të qartë fashën orare, kufizimin e muzikës edhe brenda mos grumbullimit, mos krijimit të aktiviteteve, por muzika e lartë nuk duhet të ndodhë këtë vit.

 

Sa i takon çështjes së mbetjeve, ministri Klosi shprehu vlerësime për punën e bërë nga autoritetet vendore.

 

Bashkia ka bërë një punë të shkëlqyer jo vetëm me forcat e saj por dhe në komunikim me operatorët edhe me donatorët e ndryshëm në Shiqëri. Ka realizuar një sërë mekanizmash të rinj në strukturën e grumbullimit, trajtimit ndarjes në burim të mbetjeve, menaxhimit dhe venddepozitimit.

 

Ministri kërkoi bashkëpunimin e të gjithë operatorëve turistik me qëllim që brenda vitit 2025 Shqiëpria të arrijë 10 milion turistë të huaj dhe të dominojë në Ballkan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *