Subscribe

Gjatë mbledhjes së task forcës së turizmit në Pogradec, Ministri Klosi deklaroi se subjektet nuk kanë respektuar kuotën 20% për plazhet publike.

Ai premtoi se nuk do të lejohet kurrsesi zaptimi i plazheve teksa ajo që u bë në Durrës me një aksion për lirimin e hapësirave për plazhe publike do të vijojë edhe në të gjithë pjesën tjetër të bregdetit si dhe në Pogradec.

Klosi shtoi se jo vetem që nuk është zbatuar ligji nga sipermarrësit por edhe bashkitë nuk kanë bërë monitorimin e duhur të gjëndjës.

Konkretisht në Pogradec, vetëm 14 nga 50 subjekte zbatojnë ligjin për hapësirat publike.

Klosi më tej tha se vendi ka aktualisht ka më shumë turistë se një vit më parë por pranoi gjithashtu se nevojiten më shumë shërbime.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *