Klosi: Irani? Asnjë rrezik për Shqipërinë
Udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Khamenei pa e përmendur direkt emrin, e ka quajtur Shqipërinë një vend shumë të vogel në Evrope, një vend të keq.
Nga ana tjetër Shqipëria nuk e fsheh bashkëpunimin e ngushtë dhe qëndrimin proamerikan në këtë përplasje mes fuqive të mëdha të botës.
Sa të ekspozuar jemi ndaj rrezikut, ndaj ndonjë pasojë të mundshme të zemërimit te Teheranit zyrtar ?
Ish kryetar i SHISH, Fatos Klosi në fjalën e tij nga edicioni qëndror I lajmeve në Vizion Plus është shprehur se në këtë situatë nuk beson se vendi ynë ka përpara rrezik.
Njerëzit kur dëgjojnë këto lajme pyesn a jemi të rrezikuar që po luajmë me Iranin?
Asnjë nuk mund të thotë me siguri që jemi të siguruar, por vërtet nuk është se ka një rrezik konkret. Nëse do të përplasen dy të mëdhenjtë SHBA dhe Irani natyrisht ikën vëmendja nga ne. Një shprehje është që mos rri afër kur grindjen dy të mëdhenj. Ne nuk jemi afër në këtë situatë. Sapo dëgjova kryeministrin ku tha se muxhahedinët që janë këtu i kemi pranuar për motive humanitare më shumë se politike për motive të përgatitjes së një opozite të suksesshëm kundër regjimit të sotëm në Iran.
Pikërisht zoti Klosi prania e tyre në Shqipëri në kampin e Manzës ka njerëz që besojnë se nga ky fakt, pra pranisë se tyre këtu mund ta pësojë Shqipëria?
Shiko Iranit ndoshta i ka pëlqyer mbase dhe ka marrë pjesë në luftën që ju është bërë atyre në Irak dhe i larguan ato. Ata nuk është se nuk janë aktiv por kryesisht në fushën e propagandës, dikush ka thënë se janë terroriste edhe këtu nguten dhe vënë epitete kot ato skanë të bëjën fare me terrorizmin. Mbase janë njerëzit më të botë, unë kam shkuar në kampin e tyre i kam ndjekur në aktivitetet që bëjnë janë një grup shumë i organizuar.
SHBA i respekton shumë, në Manzë kanë ardhur shumë zyrtarë të lartë amërikan që i kanë vizitua
SHBA jo vetëm i vizitojnë por edhe kontribojnë edhe financiarisht që ato mbahen aty.
Shqipëria në dhjetor të 2018 dëboi ambasadorin e Iranit sëbashku me një diplomat tjetër me arsyetimin e cënimit të sigurisë kombëtare. Në të njëtën mënyrë edhe Irani e akuzon Tiranën për bashkëpunim me terroristët muxhahedin që janë strehuar në vendin tonë.
Ne marrëdhënie diplomatike më Iranin kemi pasur prej disa kohësh, marrja e këtyre për ti strehuar në Shqipëri dhe heqja e tyre nga Iraku ku ishte një front lufte nuk çoi në acarim marrëdhënies. Kjo është një situatë joezakontë ndërkohë që kemi marrëdhënie me shtetin Iranian ka një ambasadë të Iranit ktu dhe nga ana tjetër ka një kamp të opozitës politike iraniane.
Besohet se Irani ashtu si një pjesë e madhe e fuqive të mëdha kanë shërbime të fshehta shumë të strukturuara, a mund të jenë ato aktiv në Shqipëri ose a kanë qenë ato në dijeninë tuaj në kohën që ju keni qenë në krye të këtyre shërbimeve a kanë pas operacione të fshehta të kësaj natyre.
Shqipëria është një vend i vogël që nuk përbën interesa për asnjë nga të mëdhenjtë përveç në rajon kujemi të rëndësishëm. Ndërsa në kuadër botëror Irani është continent tjetër. Shqipëria sot është objekt pune i shërbimit Iranian, por nuk ka qenë, ne kontaktet me shërbimin Iranian i kemi pasur gjatë luftës në Kosovë. Që kanë qenë të natyres pasi iranianët kërkonin që të kontribonin gjatë luftës në Kosovë por kishte një eksperiencë të hidhur për perëndimorët lufta në Bosnjë. Në luftën në Bosnjë Irani kontriboi fort dhe ishim të detyruar islamikët që ti pranonin se kanë qenë në një situatë të vështirë, qoftë me serbët por edhe me kroatët nuk kanë pasur probleme të mira kështuqë ato i pranuan. Por një gjë e tillë la pasoja pasi ka mbi 1000 irakianë që janë atje dhe janë martuar me boshnjake dhe që dihet se janë njerëz aktiv. Ndërkohë që në Shqipëri lufta u bë dhe në bashkëpunim me SHBA ishte një nga konditat e mbështetjes amerikane, ishte një kontakt ku ne dalluam interesat e tyre.




