Subscribe

Pas dy muajsh do te ndalohet prodhimi, importimi dhe tregtimi i qeseve plastike, një nga ndotësit me te mëdhenj te mjedisit. Nisma ligjore u be publike nga ministri Blendi Klosi gjate një takimi me sipërmarrës te këtij biznesi dhe përfaqësues te shoqërisë civile, ku nuk munguan  reagimet ndaj këtij vendimi.

 

Vendimi i këshillit te ministrave hyn ne fuqi ne muajin korrik, për ti dhënë kohe biznesit te tij malli te ndryshoje teknologjinë. Çdo biznes qe do te shkele ligjin sipas Ministrisë se Mjedisit do te penalizohet me gjobë nga 1 deri 1.5 milion leke te rinj. Produktet plastike qe do te lejohen do te jene vetëm qeset e mëdha te riciklueshme dhe ato te zeza hidrosanitare.

 

Sipërmarrësit ngritën dyshime për zbatimin e plote te këtij ligji ndërsa kërkuan monitorim te pikave te tregtimit si një nga hallkat e përdorimit te qeseve plastike si dhe menaxhimin me te mire te mbetjeve nga bashkitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *