Subscribe

Ndotja akustike në plazhe nuk do të lejohet në sezonin e ri turistik. Gjatë një takimi me drejtuesit e bashkive në qarkun e Vlorës. Ministri Klosi paralajmëroi se do të revokohen lejet mjedisore për ato hotele, bare apo restorante që do të shkaktojnë ndotje akustike.

 

“Në bazë të planeve që do të përcaktojnë vetë bashkitë, Ministria e Mjedisit do të revokojë lejet mjedisore për zhvillimin e aktivitetit në rast se zhurmat janë jashtë para parametrave të lejuar. Do të revokojmë lejen e ushtrimit të aktivitetit nga pikëpamja mjedisore  atë që ne kemi target të fushës sonë për vendet që bashkia nuk lejon të zhvillohet aktivitet me një volum më të lartë akustik. Ne presim të kemi një turizëm cilësor, por turizmi cilësor nuk mund të jetë turizmi me zhurmë.”

 

Ministri i Turizmit e mjedisit Blendi Klosi deklaroi se, pushteti vendor ka per detyre te përcaktoje një hartë te zonave ku mund të ushtrohen sportet e ujit me qëllim shmangien e aksidenteve. Duke qëndruar në sigurinë e plazheve, Klosi theksoi se bashkitë duhet t’u kërkojnë bizneseve që të kenë të paktën një person për të dhënë ndihmën e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *