Subscribe

Momentet e para të gëzimit, pas përfundimit të numërimit në Berat, ministri Blendi i Klosi i ndau me “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, me gazetarin Thimi Samarxhiu.

 

Klosi konfirmoi se PS ka marrë pesë mandate në Berat, PD dy, ndërsa LSI del e papërfaqësuar. Ai u shpreh se fitoren PS ja siguroi fushata intensive dhe takimet me njerëzit.

 

“Padyshim, ishim të bindur që do të shkonim drejt kësaj fitoreje, kishim një garanci, duke arritur pesë mandate në Berat. Berati është një nga bastionet më të forta. Ka qenë një punë disamujore dhe fushatë shumë intensive shtëpi më shtëpi.”

 

Gazetarja e “Vizion Plus”, Frida Mavriqi ishte në një lidhje live në “Zgjedhje 2021” kur u mbyll procesi i numërimit dhe u fiksua i gjithë momenti i festës nga socialistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *