Në vazhdën e takimeve në Panairin e turizmit në Madrid, Shqipëria, si pjesëmarrëse u soll në vëmendje për ndikimin e industrisë turistike në përballimin e situatës të krijuar nga tërmetet.

Gjatë takimit, Ministri Blendi Klosi, tha se ky sektor është një ndihmesë për një ekonomi të qëndrueshme në vend.

Ai vlerësoi rëndësinë e turizmit në lehtësimin e gjendjes së rënduar post tërmetit të nëntorit.

 

BLENDI KLOSI


MINISTER I TURIZMIT DHE MJEDISIT

 

“Ne si Shqipëri prezantuam rastin e jashtëzakonshëm të sistemimit të qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti i datës 26 nëntor nëpër hotelet shqiptare, duke dëshmuar se industria e turizmit është një industri, e cila është se bashku me industritë e tjera është aty për të ndihmuar, jo vetëm për të krijuar më shumë vende pune për të krijuar më shumë ekonomi, por natyrisht për të mbështetur gjithnjë e më shumë ekonominë edhe zhvillimet e qëndrueshme në vendet tona.”

 

Ndërsa Drejtoresha Rajonale për Europën, Alessandra Priante vlerësoi iniciativat e ministrisë së turizmit në Shqipëri.

 

ALESSANDRA PRIANTE


DREJTORESHA RAJONALE PER EUROPEN UNWTO

 

“Ne erdhëm si organizatë dhe u mrekulluam jo vetëm nga forca e iniciativës, por dhe nga përgjigja e shpejtë që Shqipëria mundi të merrte nga vendet fqinje dhe jo vetëm. Gjithashtu, ne jemi shumë të impresionuar nga njerëzi nga sektori privat dhe publik, të cilët u bënë bashkë kaq shpejt. Unë jam italiane dhe si mund ta dini dhe ne në Itali vuajtëm pasojat e një tërmeti dhe të shikosh Shqipërinë që e mori veten kaq shpejt dhe ishit kaq të bashkuar, që në natën e tërmetit, më emocionoi dhe ndonjë herë uroj vërtet, që dhe ne të jemi pak shqiptarë”

 

Ministri Klosi tha që në Shqipëri pritet të rritet numri i turistëve, si spanjollë, por edhe të vendeve më të largëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *