4.5 milion euro do të shkojnë për menaxhimin e mbetjeve urban në 6 bashki nga zbatimi i projektit që do të fillojë së shpejti në kuadër të marrëveshjes bilaterale të bashkëpunimit midis qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane në fushën e menaxhimit të mbetjeve. Marrëveshja u firmos nga ministri Klosi dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf në prani edhe të kryetarëve të bashkive Himarë, Peqin, Rrogozhinë, Sarandë, Rroskovec, Cërrik ku do të zbatohet projekti.

 

Ministri Klosi vlerësoi mbështetjen në vite të  qeverisë gjermane dhe shtoi se tashmë ka ardhur koha që Shqipëria turistike të jetë e pastër dhe të ketë një zgjdhje fundore të trajtimit të mbetjeve urbane, kjo edhe në kuadër të hapjes së negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

 

“Kemi nevojë që të mbyllim venddepozitimet ilegale dhe t’I shndërrojmë ato në parqe publike për qytetet, kemi shumë nevojë që të marrim asistencë teknike sesi do të trajtohen kostot dhe tarifat e menaxhimit të këtij fenomeni dhe bashkitë të jenë suficente në trajtimin e këtij problemi të sotëm”- tha ministri Klosi në fjalën e tij duke shtuar se reforma mjedisore dhe ndryshimet në kodin penal janë hapa përpara për një mjedis mw të mbrojtur

 

“Me marrëveshjen që po nënshkruajmë bashkarisht Gjermania vlerëson përpjekjet e vendosura të qeverisë shqiptare për një menaxhim më të mirë të mbetjeve dhe për një Shqipëri më të pastër” –shtoi në fjalën  e tij ambasadori gjerman në Tiranë.  Z Zingraf shprehu vlerësimin për përpjekjet e vashdueshme të qeverisë shqiptare në sektorin e mjedisit. duke theksuar se përmbushja e detyrave të vështira të kapitullit 27 të mjedisit është një sfidë që mund të përballet me sukses nëse qeveria bëhet bashkë me qytetarët e angazhuar.

 

Projekti për trajtimin e modernizuar të mbetjeve urbane  do të  ndihmojë 6 bashkitë rehabilitimin e vend depozitimeve ilegale, konsolidimin e 6 landifilleve, infrastrukturën e grumbullimit te mbetjeve me logjistikë si kazanë, kosha rrugor dhe kosha për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve. riciklimin e mbetjeve por edhe edukimin e ndërgjegjësimin e qytetarëve në trajtimin e mbetjeve urbane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *