Subscribe

Masivi pyjor me dushqe në fshatin “Kujtim” të Njësisë Administrative Suç në Bashkinë Klos vijon të digjet.

 

Izolimi i flakëve një ditë më parë në anën veriore të masivit, nuk e ka shuar të gjithë vatrën e zjarrit.

 

Mëngjesin e kësaj të enjteje tre vatra të reja janë shfaqur në anën jugore, duke ju afruar banesave vetëm disa metra.

 

Punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës, atij pyjor e disa banorë vijojnë përballjen me flakët për të penguar avancimin e zjarrit drejt shtëpive të banuara.

 

Terreni i thyer dhe pa rrugë makine vijon të jetë pengesë për ndërhyrjen e mjetit zjarrfikës, ndërsa ende nuk kanë shkuar në ndihmë as forcat e armatosura.

 

Specialistët e fushës thonë se shuarja totale e zjarrit mund të bëhet vetëm nga ajri, duke qenë se dhe lumi Mat është shumë afër ku helikopteri mund të mbushet me ujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *