Subscribe

Shembjet kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Klos-Bulqizë.

 

Në segmentin pranë fshatit Plan i Bardhë ka patur rënie të vazhdueshme të gurëve në asfalt duke vënë në rrezik jetën e përdoruesve të rrugës.

 

Drejtuesit e mjeteve thonë se situate paraqitet e tillë sa herë që ka reshje shirash dhe masive gurësh përfundojnë në asfalt, duke u kthyer në rrezik të madh. Ata kërkojnë që të ndërhyhet tek skarpatat dhe të vendoset të paktën rrjetë.

 

Firma mirëmbajtëse ka dërguar një mjet për heqjen e gurëve, por situata vijon të jetë problematike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *