E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Klos, aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 19-vjeçari

Policia ka vënë në pranga 19-vjeçarin që shkaktoi aksident me vdekje në Klos.

Ngjarja u regjistrua një ditë më parë, ndërsa viktimë mbeti një këmbësor, 42 vjeç.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, ju informojmë se, Sektori i Policisë Rrugore ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.S., 19 vjeç, banues në fshatin Kurdari, i cili teksa drejtonte një automjet tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një 42-vjeçar (këmbësor)”, njofton policia./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë