E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Klos, 9 pjestarë të familjes Kaceli në mëshirë të fatit

Ndonëse dëmet më të mëdha u shkaktuan në rajonin e Durrësit dhe Tiranës, tërmeti i 26 Nëntorit nuk ka kaluar pa pasoja edhe në Klos. Kjo që shihni është banesa e familjes Kaceli në fshatin Unjate të Klosit. Godina është krejtësisht e pabanueshme për shkak të dëmtimit të të gjithë konstruktit të saj.

 

Kulla dy katëshe e familjes prej 9 anëtarësh është gati në shembje për shkak të lëkundjeve të fuqishme të datës 26 Nëntor. Kryefamiljari Mehmet Kaceli tregon minutat e tmerrit dhe se si arriti t’i mbijetojë shembjes së shtëpisë. Dëmi material i kësaj familjeje është i konsiderueshëm pasi nuk kanë arritur të nxjerrin asgjë nga shtëpia nga frika se mund t’i zërë brenda.

 

Reklamë

Për Rexhepin strukturat vendore kanë qenë inekzistente pasi vetëm kanë bërë konstatimin e rastit dhe iu është dërguar një çadër. Sipas tij, jetesa në të është e pamundur për shkak edhe të temperaturave të ulta.

 

9 anëtarët e familjes Kaceli në Klos bëjnë apel për ndihmë pasi nuk mund ta kalojnë stinën e dimrit nën çadër kur temperaturat zbresin disa gradë nën zero.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë