E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Klos, 2 ha pishë përfshihen nga flakët

Ilustrim · Vizion Plus

Prej ditësh pyjet e Matit dhe Klosit po kërcënohen nga zjarret e vazhdueshme. Këtë të shtunë flakët kanë përfshirë masivin pyjor me pisha në fshatin Plan i Bardhë të Bashkisë së Klosit. Zjarri i ndihmuar nga era e fortë ka djegur rreth 2 ha pishë në afërsi të Qafes së Buallit. Kalimtaret e rastit kanë qenë të parët që kanë sinjalizuar autoritetet vendore.

 

Për shuarjen e flakëve është angazhuar shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Klos, ndërsa në ndihmë të tyre ka shkuar edhe zjarrfikësja e Bulqizës.

 

Ende nuk dihen shkaqet e renies së zjarrit në këtë masiv pyjor me pishë, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh