Subscribe

Familjarët dhe shokët e 25-vjeçarit, Klodian Rasha që u vra një ditë më parë nga policia pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, vazhdojnë të këmbëngulin se i riu nuk ka pasur armë me vete.

 

Shokët e viktimës, që kanë qenë me të para se të ndodhte ngjarja e rëndë, tregojnë se ai nuk ka pasur armë me vete.

 

Policia insiston se ai ka pasur armë por ai ka qenë me ne deri në 11 të natës me ne dhe s’ka pasur asnjë armë. Dhe familja e di më mirë se ai as në shtëpi as në lagje as 100 metra larg shtëpisë kurrë s’ka pasur armë. Nuk ka qenë njeri që cilësohet me rrezikshmëri. Ai ka dalë jashtë orës për të blerë cigare në një kioskë që rri 24 orë hapur në Don Bosko. Nuk është gjetur armë. Veprimi i policisë e konsideroj të paligjshëm sepse brenda një kohe të shkurtër janë dhënë 3 njoftime të ndryshme është arrestuar ka bërë aksident dhe pastaj  ka vdekur. Pas 4 orësh  është gjetur arma 100 metër larg vendit të ngjarjes ndërkohë që ai është qëlluar pas shpine.

 

Ndërkohë prokuroria dhe SHÇBA kanë sekuestruar armën e gjetur rreth 100 metra larg vendit të krimit dhe e kanë çuar në laborator për të identifikuar gjurmët e gishtave nëse ajo i përkiste 25-vjeçarit apo jo.

 

Klodian Rasha, sipas ekspertizës mjeko-ligjore,  u qëllua nga efektivi i forcave shqiponja me dy plumba. Njëri prej të cilëve e kapi në kurriz e tjetri në kokë.

 

Familjarët hedhin akuza në drejtim të policisë pasi sipas tyre, 25-vjeçari humbi jetën në vend nga të shtënat dhe jo në spital sikurse u raportua.

 

Ndërkohë, pas hetimeve të para, efektivi që qëlloi mbi Klodian Rashën është ndaluar nën akuzën e vrasjes në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *