Wladimir Klitschko, boksieri ukrainas, pas një mungese të gjatë, kërkon të rikthehet sërisht në ring.

 

Në një intervistë për “Business Insider”, Klitschko deklaroi se kërkon që të rikthej titujt kampionë që i humbi në vitin 2015, në duelin përballë Tyson Fury.

 

Ukrainasi, shprehet se ka një objektiv të qartë: Të bëhet boksieri kampion bote më i vjetër në moshë në peshën e rëndë.

 

“Unë ende kam shanse të dueloj dhe hera-herës mendoj rikthimin. Jam vetëm 43 vjeç. Unë nuk do të rikthehem vetëm sa për të zhvilluar një duel. Rikthehem për të thyer një rekord. Kam qenë dy herë kampion bote, mund të bëhem sërish i tillë edhe për herë të tretë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *