Subscribe

Kandidatja demokrate per Shtëpinë e Bardhe, Hillary Clinton vazhdon te kryesoje ndaj rivalit republikan Donald Trump, por pas masakrës se ndodhur ne klubin e homoseksualeve ne Florida, duket se multimiliarderi është përmirësuar ne shifra. Dy kandidatet u përplasen me deklarata pas kesaj ngjarjeje qe rindezi debatin per armët ne SHBA, dhe sipas sondazhit te fundit te agjencisë “Reuters”, Clinton kryeson me 10,7 pike kundrejt Trump. Nje jave përpara sulmit ajo kryesonte me 14,3 pike. Trump premtoi se nese do te zgjidhet president, do te ndaloje emigrantet nga cdo vend me nje histori terrorizmi kundër Amerikës dhe aleateve te saj dhe kërkoi qe marrja e armeve te behet me e vështire per persona te dyshuar si terroriste. 45 perqind e amerikaneve mbështesin idenë e Trump per te ndaluar emigracionin e myslimaneve krahasuar me fillimin e muajit qe shifra ishte 41.9 perqind. Sipas sondazhit 45, 5 perqind e votuesve amerikane mbështesin ish-sekretaren e Shtetit, ndërsa 34,8 perqind Trump. 19,7 perqind nuk mbështesin asnje nga kandidatet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *