Klinton akuza Trumpit: Udhëzoi rusët për të ndërhyre në zgjedhje

Ish-kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, tha se beson se fushata e presidentit Donald Trump i ka dhënë Qeverisë ruse udhëzime për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit të kaluar.
Clinton tha se Qeveria ruse ka dashur të shpërndajë dezinformata për të, por “nuk ka mundur ta bëjë pa qenë e udhëzuar nga njerëz që kanë qasje në sondazhe dhe të dhëna”, – shkruan Europa e Lirë.
“Jemi duke marrë informacione për të gjitha kontaktet midis zyrtarëve të Trumpit me Rusinë, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Shpejt mund të zbulojmë se kush i ka dhënë udhëzime Rusisë””, tha Clinton.
Komentet e saj u bënë një ditë pasi Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin, thanë se demokratët, që i kanë humbur zgjedhjet, janë përgjegjës për shpikjen e akuzave për bashkëpunim midis Rusisë dhe fushatës së Trumpit.




