Nga Gjermania vjen dorëheqja më e shpejtë në kohë e një trajneri dhe kjo i takon një emri të madh në arenën ndërkombëtare. Pas vetëm 76 ditësh, Jurgen Klinsman dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Hertës së Berlinit. Tekniku gjerman ka shpjeguar vendimin e tij në një postim në “Facebook”.

 

“Unë kam nevojë për besim e kohezion. Por duke munguar këto elemente nuk mund të shpreh potencialin tim si trajner.”

 

Klinsman u emërua në nëntor si trajner i skaudrës nga kryeqyteti gjerman duke zëvendësuar homologun e tij Covic ndërsa në 10 ndeshje arriti tre fitore, po kaq barazime dhe 4 humbje.

 

“Një periudhë emocionuese për mua dhe stadium tim ku pranuam këtë sfidë për të ndihmuar Hertën dhe në pak kohë arritëm gjëra të mira. Jam i bindur se Herta do të shpëtojë, por kam nevojë për besim dhe të jemi të bashkuar dhe për këtë arsye pas një reflektimi të gjatë vendosa të dorëhiqem.”

 

Gjithsesi ish sulmuesi i shquar i kombëtares gjermane, i Bajernit dhe Inter do të vazhdojë të qëndrojë në klub si anëtar i këshillit të administrimit. Skuadra e Hertes që për momentin është në vend të 14 në klasifikimin e përgjithshëm u forcua në merkaton e janarit me sulmuesin polak Piatek, i cili erdhi nga Milan. 55 vjeçari ka drejtuar më parë Gjermaninë, Bajernin  dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *