E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 minuta më parë
Video · Ekonomi

“Klima ekonomike është përmirësuar”

45 biznese anëtare të Dhomës Gjermane të Tregtisë në Shqipëri janë të mendimit se situata ekonomike është përmirësuar krahasuar me një vit më parë dhe se vendi ofron më shumë mundësi për të investuar. 76 % e tyre do të vinin sërish për investim  në Shqipëri. Ndërsa lidhur me pritshmëritë e ekonomisë, shumica prej tyre mendojnë se do të ketë përmirësim.

 

Ky është konkluzioni i indeksit të kryer nga Dhoma Gjermane e Tregtisë, e cila këtij viti zgjodhi ta publikojë pa praninë e mediave. Sa i përket gjendjes aktuale, 39 % e sipërmarrësve mendojnë se aktiviteti i tyre është përmirësuar dhe po kaq mendojnë se është në vend numëro.

 

Reklamë

39 % e bizneseve mendojnë se biznesi i tyre është përmirësuar. 39 % e bizneseve mendojnë se biznesi i tyre nuk ka ndryshuar.

 

Në 2017 pothuajse të gjithë faktorët janë vlerësuar me nota më të larta krahasuar me 2016. Vetëm pesë faktorë tregojnë një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë, të cilët janë: arsimimi akademik; fleksibiliteti në të drejtën e punës; sistemi i arsimit profesional; infrastruktura dhe kushtet për kërkim &zhvillim.

 

Ajo çka kanë versuar pozitivisht bizneset për ambientin ekonomik në vend është kostoja e lirë e punës, produktiviteti dhe motivimi i punonjësve. Por pavarësisht kësaj, sipërmarrësit janë të mendimit se nuk ka një predispozitë për të rritur më tej numrin e të punësuarve.

 

Ky konstatim i bizneseve gjermane është bërë në fillim të vitit, kohë edhe kur nuk kishte nisur kriza politike në vend, ndaj të cilës të gjithë bizneset apelojnë për zgjidhjen e saj, pasi do të ndikojë negativisht në imazhin e vendit.

 

Më shumë video

Reklamë