E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

KLGj pezullon nga detyra gjyqtarin Hysi

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar nga detyra gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi, i arrestuar pak ditë më parë.

 

Gjyqtari Hysi akuzohet për veprën penale ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike’, gjithashtu mbi tw rwndon akuza ‘Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë të drejtësisë’.

 

Reklamë

Gjithashtu anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, shprehën vendosmërinë për të luftuar pa asnjë kompromis çdo akt apo sjellje që diskrediton rëndë figurën e gjyqtarit.

 

Duke pasur si objektiv parësor rikthimin e besimit të publikut tek gjyqësori, Këshilli i Lartë Gjyqësor do vijojë pa kompromis betejën ndaj çdo lloj korrupsioni të shfaqur, në të gjitha nivelet, me qëllimin final sigurimin e sundimit të ligjit, pavarësinë dhe eficiencën e gjyqësorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë