Gjyqtarja e Apelit të Korçës, Mimoza Margjeka u pezullua nga detyra. Vendimin e mori këtë të hënë Këshilli i Lartë Gjyqësor, në një mbledhje të mbajtur për të diskutuar për këtë çështje. Margjeka u pezullua me vota unanime.

 

Margjeka dhe katër persona të tjerë u arrestuan nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit. Gjyqtarja, sipas hetuesve, rezulton nga përgjimet se ka marrë një shumë prej 6 mijë eruosh në këmbim të ndryshimit të masës së sigurisë ndaj një të arrestuari për trafik klandestinësh.

 

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit la në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për gjyqtaren para disa ditësh. Ajo debatoi ashpër me uniformat blu, duke i akuzuar se nuk kanë patur një urdhër për shoqërimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *