Për ti hapur rrugë emërimeve në Gjykatën Lartë ndër të tjera Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar rregulloren, e cila përcakton me hollësi kriteret që duhet të plotësoje një anëtar i cili do të garojë për anëtar të kësaj gjykate.
Vendimi për miratimin e rregullores është marrë pasi Gjykata e Lartë u fut në kolaps të plotë, me shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Edmond Islamajt.
Një nga kriteret e miratuara është se çdo gjyqtar që do të garojë duhet të ketë kaluar me sukses procesin e Vettingut si dhe të mos ketë pasur asnjë problem të mëparshëm sa i takon pastërtisë së figurës.
Aktualisht Gjykata e Lartë është vetëm me dy anëtarë, kryetarin e saj Xhezair Zaganjori dhe anëtarin Ardian Dvorani.
Minimumi i plotësimit të një trupe gjykuese është me 3 gjyqtarë, çka ka bërë që në këtë gjykatë te mbeten pa u shqyrtuar rreth 31 mijë dosje.






Shqyrtimi i 31000 dosjeve ka kohe,rendesi ka te rregullohen njerzit sipas porosise se atyre qe urdherojne.Pa puna e dosjeve su shqyrtuan tash sa vjet,edhe po su shqyrtuan fare,se mose prishin ndonji pune.Kujte po i plase b… thelbi eshte rregudhohen pasardhesit e ktyre hajdutve,qe kane 30 vjet qe ndrrojne pushtetin nga njera pale tek tjetra.Kshtu kta ndytsira arrijne qe te garantojne parate e pasurite kolosale qe ju kan vjedhe shqiptarve.Pa gjykatat e drejtesia nji dite do te rregullohen.