E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Klevis Balliu: Të hetohen votat e pavlefshme, po goditet demokracia

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu iu bashkua zërave opozitarë që kërkojnë rinumërim të votave të pavlefshme.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Balliu tha se duhet një hetim për këto vota për të kuptuar sesa i vlefshëm ishte procesi zgjedhor i 25 prillit.

 

Nëse nuk bëhet kjo gjë, sipas tij, kemi të bëjmë me një krim zgjedhor.

 

“Nuk ka proces të vlefshëm pa hetimin e votave të pavlefshme. Afro 100 mijë vota të pavlefshme në 25 Prill janë një turp historik. Kjo pavlefshmëri bën të pavlefshëm procesin e manipuluar, që më shumë se zgjedhje ishin votime. I bëj thirrje institucioneve përkatëse për një hetim të plotë, të rreptë e të thellë për këtë krim zgjedhor që godet demokracinë, lirinë, votën e lirë dhe ëndrrën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.”

Vazhdo të lexosh