E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Politikë

Klevis Balliu: Shkarkimi, dekorata më e madhe për Ilir Metën

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu reagoi për vendimin e Parlamentit për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.

 

Sipas tij, ky vendim tregon se Meta ka vepruar drejt sepse u shkarkua nga deputetët, që i akuzon për vjedhje votash.

 

“Shkarkimi i Presidentit nga qeveria, dekorata më e madhe për Ilir Metën. Kur kreun e shtetit e shkarkon një qeveri që vjedh zgjedhjet, atëherë do të thotë se Ilir Meta ka qenë në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të demokracisë. Kur Presidentin e shkarkon një qeveri e lidhur me krimin, atëherë do të thotë se Ilir Meta ka luftuar krimin.  Kur Presidentin e shkarkojnë hajdutët e inceneratorëve, do të thotë se Ilir Meta ka qenë kundër vjedhjes.  Kur Kreun e Shtetit e shkarkon një Parlament i shkarkuar, do të thotë se Ilir Meta do vijojë të rrijë në Presidencë. Kur Presidentin e shkarkon qeveria e Beogradit, atëherë do të thotë se Ilir Meta ka mbrojtur interesat kombetare të Shqipërisë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë