E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Klevis Balliu: PD do të bërtasë kur të numërohen Kamza dhe Paskuqani

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka bindjen se Partia Demokratike do të shpallet fituese e këtyre zgjedhjeve.

 

Në një intervistë për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, me moderatorët Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, Balliu tha se duhet të pritet me qetësi procesi i numërimit, për të kuptuar që qytetarët kanë votuar masivisht për PD, sipas tij.

 

“PD do të bërtasë kur të hapen edhe Kamza, edhe Paskuqani, qytetarët të presin rezultatin, kanë votuar masivisht për ndryshimin. Të dalim nga depresioni 8-vjeçar. CV e Ramës me zgjedhjet është e zezë aq sa e ka Al Kapone, kemi patur goxha incidente, goditje të vëzhguese të PD, sherre. Uroj dhe ftoj të gjithë të bëjnë kujdes sepse nuk do të lejhohet dhe tolerohet asnjë shkelje. Presim numrin e votuesve, shifrat zyrtare dhe jkam i bindur se të gjithë do të jenë të kënaqur sepse doi të jetë votuar masivisht ndryshimi.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë