Ditën e sotme në emisionin Vizioni i Pasdites ishte i ftuar ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu. Në një rrëfim për veten dhe për angazhimin e tij politik Klevisi nuk ka nguruar të japë opinionin e tij mbi disa nga figurat politike në vend. Kur në ekran u shfaq Majlinda Bregu, Balliu surprizoi me përgjigjen e tij:

“Të jem i sinqertë këtë nuk e njoh mirë, nuk kam patur asnjëherë kontakt dhe s’di  cfarë të them , por është një mbështetëse shumë e fortë e qeverisë sot”.

Nga ana tjetër ish deputeti i Partisë Demokratike nuk ka preferuar të flasë për Rudina Hajdarin, ndërsa për Elisa Spiropalin ai u shpreh :

“Kjo është në qejf të vet pastaj, për sa kohë ka Skëndërbeun është në punë të vet s’është se kam ndonjë koment për të.

E kam takuar kur kam qenë në parlament por as nuk e njoh dhe as s’kam çfarë them sepse më duket njeri bosh. Është si njeri transparent që nuk sheh diçka aty, ka përfunduar Klevisi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *