E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Klement Zoraqi tregon “Rrënjët”

Nga kemi ardhur dhe ku po shkojmë? Kjo është pyetja që te shoqëron teksa bëhesh pjese e rrugëtimit artistik të Klement Zoraqit. Profesori i shumë piktorëve, por edhe atyre që sot janë mësues ne Liceun Artistik, rikthehet në Muzeun Historik Kombëtar me një ekspozitë që nuk i ngjan aspak asaj të fundit ku peizazhi ishte kryefjala.
Sepse në ekspozitën “Rrënjët”, çdo ngjyrë rrëfen pak trashëgimi kulturore. Akuarel në letër, vaj apo pastel mbi kanavacë, herë-herë edhe një miks teknikash, rikthejnë edhe Klementin e dikurshëm që kërkon të nxjerrë nga pluhuri teknikat e thjeshta. Ekspozita me 60 punime të reja të Zoraqit, do ta presë publikun në Muzeun Historik Kombëtar deri më 6 nëntor.

Më shumë video

Reklamë